Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tjerë.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se, pavarësisht dënimit, Thaçit nuk mund t’i mohohet roli që ka pasur në momentet vendimtare të historisë së Kosovës.
“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës”, ka shkruar Hamza.