Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë në një tubim me qytetarët në Kaçanik.
Ai ka thënë se të rinjtë e vendit do të kenë përkrahje direkte për t’i jetësuar idetë e tyre për krijimin e bizneseve të reja, nëse ai do të jetë në krye të qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Për të rinjtë kemi progam se si t’i avancojmë, si t’iu krijojmë vende pune atyre shteti ua jep garancën pak para dhe ata shkojnë i marrin dhe i fillojnë bizneset e tyre” tha Hamza.
Tutje, Hamza ka pohuar se të gjithë prindërit që i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe private do të kenë mbështetje nga shteti me nga 100 euro.