Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, u takua sot me veteranët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, duke theksuar mirënjohjen për sakrificën e tyre dhe zotimin për mbrojtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare.
“Pa sakrificën tuaj nuk do të kishte Republikë të Kosovës”, tha Hamza, duke e cilësuar UÇK-në si themelin e lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Ai kritikoi proceset gjyqësore në Hagë, duke i quajtur të padrejta dhe politike, si dhe dënoi çdo tentativë për relativizimin e luftës së UÇK-së.
Në aspektin programor, Hamza premtoi rritje prej 50% të pensioneve dhe mbështetjes financiare për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.
Në fund, ai bëri thirrje për mobilizim më 28 dhjetor, duke e cilësuar atë si betejë për dinjitet dhe mbrojtje të UÇK-së.