Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Kosova nuk është shtet i dështuar, por është storje suksesi.
Mirëpo, Hamza u shpreh se viteve të fundit vendi ka pasur një keqqeverisje, përcjell Klankosova.tv.
“Për 25 vjet në Kosovë ka shumë arritje. Kosova nuk është shtet i dështuar, Kosova është storje e suksesit, po viteve të fundit ka pasur një keqqeverisje, mirëpo nëse e shikojmë zhvillimin e Kosovës dhe i krahasojmë me vendet e regjionit, Kosova ka ecur. Ne kemi filluar jo nga zero, kemi filluar nga minus, edhe si shtet edhe si familje”, u shpreh ai./Klankosova.tv