Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hamza i bën kritika Kurtit ende pa u bërë kryeministër: Fole për rritjen e eksporteve, por jo edhe për importet e deficitin tregtar

Hamza i bën kritika Kurtit ende pa u bërë kryeministër: Fole për rritjen e eksporteve, por jo edhe për importet e deficitin tregtar

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në fjalën e tij pas paraqitjes së rezymesë nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka kritikuar këtë të fundit për aspekte që lidhen me tregtinë dhe financat.

Hamza i ka thënë Kurtit se për shumë premtime s’ka treguar se nga do të merren financat.

Gjithashtu duke folur për rritjen e eksporteve, Hamza ka thënë se kjo është e vërtetë, megjithatë ka kritikuar Kurtin meqë s’ka përmendur edhe faktin që janë rritur importet dhe është rritur deficiti tregtar.