I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, avokati Zahir Hamza tha se bashkëluftëtarët kanë filluar të kenë frikë se Gjykata Speciale është në vëzhgim.
Hamza në diskutim e sipër ka përmendur ata të cilët kanë tentuar të kenë një raport me përfaqësuesit me ish – komandantët e tyre derisa theksoi se këtu tregohet që të njëjtët kanë qenë në përgjim, Hamza cilësoi se këtu është një cenim i të drejtës së lirisë së shprehjes.
“Një masë prementive që secili që tenton të ndërhyjë në procesin e Gjykatës Speciale automatikisht lëshohet fletëarresti për arrestime, në këtë rast e kemi tek profesori Hajredin Kuçi etj, të cilët kanë tentuar të kenë një raport me përfaqësuesit me ish – komandantët e tyre edhe gjatë vizitave që kanë bërë, këtu tregohet që të njëjtët kanë qenë në përgjim gjithmonë dhe këtu është një cenim i të drejtës së lirisë së shprehjes, dhe tash kanë filluar shumica nga bashkëluftëtarët të kenë frikë se Gjykata Speciale është në vëzhgim”, deklaroi ai./tvarbëria/