Kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza ka uruar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se kjo është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë.
“Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik”, ka shtuar Hamza.
Ai ka thënë se Kosova do të ecë përpara bashkë me aleatët.