Takimi zyrtar nga kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht dhe kandidati i PDK-së për Kryeministër Bedri Hamza në SHBA është realizuar në një kohë kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në izolim ndërkombëtar dhe po ashtu i është nënshtruar kritikave nga vendetet e QUINT-it për veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara me Bashkësin Ndërkombëtare në pjesën Veriore të Kosovës, këtu duhet kujtuar se Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ka deklaruar para mediave pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se shtetet e QUINT-it dhe Misioni Paqeruajtës i Aleancës Veri – Atlanike në Kosovë KFOR i cili është edhe përgjegjës për sigurinë e Kosovës nuk do ta përkrahin në asnjë mënyrë ndërrimin e statutit mbi lumin Ibër, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, ka folur analisti politik Fidan Ukaj, i cili ka theksuar se Bedri Hamza është kandidatë i PDK-së për Kryeministër teksa rikujtoi se në kohën kur ka qenë liderë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë pasur lidhjet e tyre me akterë shumë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku sipas tij edhe ky takim është mesazh i qartë që SHBA-t vazhdojnë të ruajnë raporte.
“Bedria Hamza është kandidat i Partisë Demokratike për Kryeministër, besoj se PDK edhe nga e kaluara e saj d.m.th kur ka qenë liderë z. Thaci po ashtu z. Veseli sigurisht se kanë lidhjet e tyre me akterë shumë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se po ashtu edhe ky takim i kandidatit të Partisë Demokratike për Kryeministër me akterë të rëndësishëm të politikës amerikane, sigurisht se është mesazh i qartë që SHBA-t vazhdojnë të ruajnë raporte shumë të mira me qytetarët e Kosovës së pari e po ashtu edhe me liderët partiak të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.
Sa i përket izolimit ndërkombëtar të Kryeministrit Kurti, sipas vlerësimit të Ukaj, vie si pasojë e moskoordinimit të veprimeve të Kryeministrit me faktorin ndërkombëtar sidomos me SHBA-t.
“Ky izolimi ndërkombëtar i Kurtit vie si pasojë e moskoordinimit të veprimeve të Kryeministrit me faktorin ndërkombëtar sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë strategjik dhe për pasojë kemi sanksione ku sanksionet janë edhe mostakimet bilatelare dhe këto moskoordinimet e veprimet e institucioneve kanë rezultuar pasoja me aleatët tanë qoftë me sanksione apo edhe mos anëtarësimë të Kosovës në organizata ndërkombëtare rasti i fundit ishte në Këshillin e Evropës ku kemi njohje të reja do të thotë mosdakordimi i veprimeve i kemi kto pasoja”, konstaton Ukaj.
Analisti politik potencon se Bedri Hamza është në vazhdën e raporteve që PDK dhe liderët e kaluar kanë pasur akterë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se takimi i z.Hamza është në vazhdën e raporteve që PDK apo edhe liderët e kaluar siç ka qenë Thaçi, Veseli kanë pasur me akterë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe z. Hamza i ka shfrytëzuar këto dhe ka pasur takime të rëndësishme”, përfundoi Ukaj për TV Arbëria.