Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamiti: VV-ja dhe satelitët e saj po kërkojnë mandat të ri për dështime të reja

Hamiti: VV-ja dhe satelitët e saj po kërkojnë mandat të ri për dështime të reja

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar partinë në pushtet për mosfunksionimin e Kuvendit.

Duke e komentuar lajmin se legjislatura aktuale nuk ka miratuar asnjë projektligj në këtë vit, ai ka vlerësuar se kjo flet për dështimin spektakular të kësaj qeveria.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VV-ja dhe satelitët e saj po kërkojnë mandat të ri për dështime të reja.

“Kuvendi i Kosovës, me shumicë parlamentare të drejtuar nga VV-ja e Albin Kurtit, nuk e ka miratuar asnjë nga projektligjet që Qeveria e Vetëvendosjes i planifikoi për vitin 2024. Dështim spektakular me moton #KREJTdheDREJT! Paleta e dështimeve spektakulare të regjimit të ri, që po vjetrohet, janë edhe sanksionet e BE-së prej qershorit të vitit të kaluar, mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës sivjet. Tutje, premtimet zgjedhore që kanë dalë rrena të paskrupullta, si 160 çerdhet për fëmijë në Kosovë (prej të cilave janë realizuar vetëm 4) e plot të tjera si këto. VV-ja dhe satelitët e saj po kërkojnë mandat të ri për dështime të reja”, ka shkruar Hamiti.

 

Themes by WordPress