Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamiti i LDK-së i reagon Bislimit: Mbi 600 milionë euro projekte janë të pezulluara ose të shtyra nga BE

Hamiti i LDK-së i reagon Bislimit: Mbi 600 milionë euro projekte janë të pezulluara ose të shtyra nga BE

Anëtari i Kryesisë së BE-së, Muhamet Hamiti i ka reaguar zv.kryeministrit në detyrë Besnik Bislimit, i cili tha se Kosovës i janë miratuar aplikimet në Kornizën për Investime të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor ku vendi do t’i përfitojë mbi 2 milionë euro.

Hamiti ia ka përmendur Bislimit se janë mbi 600 milionë euro projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar si pasojë e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP në fund të majit.

“Këto janë pasojat e deriatëhershme të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes, që po i vuajnë qytetarët e Kosovës.”, ka shkruar Hamiti në Facebook.