Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamiti: Afati për konstituimin e Kuvendit ka skaduar më 7 gusht

Hamiti: Afati për konstituimin e Kuvendit ka skaduar më 7 gusht

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillimet e fundit institucionale, duke thënë se ajo nuk po i përmbahet as Kushtetutës dhe ligjeve, as deklarimeve të veta.

Hamiti ka thënë se afati kushtetues për konstitumin e parlamentit, ka përfunduar me 7 gusht.

‘’Domethanë, mbas afatit të pasafatshëm kushtetues që e patën caktuar vetë. VV-ja nuk u përmbahet as ligjeve dhe Kushtetutës as fjalëve të veta.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbaruar më 7 gusht 2026.”, ka shkruar ai.