Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamdi Malushaj: Qeveritë i përzunë bizneset gjermane miliardëshe nga Kosova

Hamdi Malushaj: Qeveritë i përzunë bizneset gjermane miliardëshe nga Kosova

Biznismeni dhe afaristi i njohur Hamdi Malushaj, në një intervistë për TV Arbëria, ka treguar për gabimet që janë bërë gjatë negocimit për anëtarismin e Kosovës në CEFTA. Ai ka pohuar se kjo erdhi në masë të madhe si pasojë e drejtueseve jo kompetent që e menaxhuan atë proces. Është e vërtetë, sipas tij që UNMIK-u ka qenë pengesë në disa drejtime në këtë aspekt, mirëpo me dorëzimin e kompetencave te autoritetet vendore, nuk është e se u tejkaluan të gjitha telashet, përkundrazi shumë nga to u shtuan.

Malushaj ka kujtuar faktin se sot shumë kompani dhe biznese që po investojnë në masë të madhe në Serbi dhe jo në Kosovë, nuk është e rastësishme. Mjerisht, dhe për fat të keq për vendin tonë, shumë nga këto biznese fillimisht kishin vullnet dhe interes për të investuar në Kosovë. Mirëpo, ato u dëbuan dhe u larguan, nga apetiti i pushtetarëve për të t’u hyrë në hise atyre. Diçka që i ka revoltuar ata. Madje ekziston një rast se derisa po zhvilloheshin negociatat me një bizenismen nga Gjermania, i njëjti vetëm është ngritur nga tavolina dhe ka shkuar drejt e në Maqedoni të Veriut, e ku sot në atë shtet falë tij janë të punësuar mbi 5000 punëtorë. Përafërsisht deri ne 10 përqind të bizneseve gjermane që u larguan nga Kosova shkuan në Serbi.

Pushtetet deri më tani ishin të interesuar vetëm për ceremoni, reklame, fotografi, por askush nuk u angazhua qw edhe nw kuadër limiteve që ekzistonin të nxjerr sa më shumë drejta dhe përftime për prodhuesit dhe ndërmarrësit nga Kosova. Diçka që nuk ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, sa i përket Procesit të Berlinit, Malushaj ka shtuar se si nismë ka shumë kozmetik dhe reklamë publike më shumë se që është në të vërtetë. /tvarbëria/

Video e plotë: