Krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar banorët e qytetit izraelit Ashkelon që të largohen para orës 17:00 me orën lokale, pasi do të pasojë një sulm në zonë.
“Në përgjigje ndaj krimit të armikut dhe detyrimit që po u bëhet palestinezëve që të largohen nga shtëpitë e tyre në disa zona të Rripit të Gazës, ne u japim banorëve të qytetit Ashkelon një afat të largohen para orës 17:00 sonte”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i Hamasit.
Hamasi ka publikuar një imazh të zëdhënësit Abu Ubaida me paralajmërimin për qytetin Ashkelon.
/TV Arbëria