Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, ka marrë përgjegjësinë për të shtënat dhe sulmin me thikë në Tel Aviv të martën, ku u vranë shtatë persona.
Në një deklaratë, grupi thotë se burrat që e kryen atë ishin nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor, ka raportuar BBC.
Policia tha se personi i armatosur dhe një sulmues tjetër i armatosur me thikë u “neutralizuan” nga njerëzit që ishin aty.