Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se grupi është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze”, tha Sinwar në një deklaratë.
Katari ka mbajtur bisedime për më shumë se tre javë, duke folur me zyrtarët e Hamasit dhe Izraelit për të promovuar paqen dhe për të siguruar lirimin e pengjeve. Ndërmjetësimi i tij javën e kaluar çoi në lirimin e dy pengjeve amerikane, një nënë e bijë dhe dy grave të moshuara izraelite.
Siç raporton Al Jazeera, 19 burgje gjenden brenda Izraelit dhe një brenda Bregut Perëndimor të pushtuar që mbahen mijëra të burgosur palestinezë.
/TV Arbëria