Deputeti Xhavit Haliti ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet menjëherë dhe se është e nevojshme të arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Topi është në duart e të dyja palëve, por përgjegjësia për zgjedhjen ose moszgjedhjen e presidentit bie tek Vetëvendosje, konkretisht Albin Kurti,” ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.
Ai ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet palëve politike për të shmangur krizën institucionale.