Nënkryetari i Komisionit për Punën të Jashtme Xhavit Haliti tha se disa nga ambasadat e Kosovës nëpër botë, janë shndërruar në biznese që garojnë me njëra tjetrën se cila po fiton më shumë para.
Gjatë raportimit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Haliti, deklaroi se ka një lëvizje në botë nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët janë larguar nga këtu duke kërkuar azil politik me akuzat se shqiptarët po i kërcënojnë këtu dhe kërkoi që të tillëve t’u revokohen pasaportat e Kosovës.
“Ambasadat tona janë shndërruar në biznese dhe shtyhen me njëra tjetrën se cila fiton më shumë”.
“Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm duke thënë se ne shqiptarët në Kosovë po na kërcënojnë, kanë marr azil, a duhet të i shikojnë ambasadat pasaportat e tyre. Ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovarëve jashtë vendit me statusin e azilantit politik”, ka thënë Haliti.
Për këtë, ministrja Gërvalla tha se nuk është në dijeni për këtë fushatë, por që premtoi se do të merret me kët punë.
/TV Arbëria