Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haliti takoi veteranë të UÇK-së: Bashkë të fortë, të palëkundur, drejt fitores

Haliti takoi veteranë të UÇK-së: Bashkë të fortë, të palëkundur, drejt fitores

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti ka takuar mbrëmë veteranët e UÇK-së nga komuna e Kaçanikut.

Haliti në Facebook publikoi fotografi nga ky takim, derisa tha se me gjakun dhe sakrificën e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.

“Ishte një mbrëmje e veçantë dhe emocionuese, teksa u takuam me bashkëveprimtarët, ish- ushtarët e UÇK-së, burra dhe gra që me gjakun dhe sakrificën e tyre shkruan historinë e lirisë sonë. Kujtuam ata që nuk janë më, dëshmorët që na lanë amanet lirinë dhe përgjegjësinë për ta ruajtur atë me nder dhe përkushtim. Bashkë, të fortë, të palëkundur, përpara drejt fitores”, ka shkruar Haliti./TV Arbëria./