Xhavit Haliti i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti kanë abuzuar me paranë e shtetit, shkruan TV Arbëria.
I ftuar në emisinin “ARB DEBAT”, Haliti tha se kryeministri Kurti i ka shpërnda paratë e taksapaguesve për ndihma humanitare.
“Ka marrë parat e taksapaguesve të Kosovës të cilët ka pasë obligim me i investu për zhvillimin e Kosovës. Sepse me i shpërnda parat e taksapaguesve për ndihma humanitare nuk është e lejume nga askush. Sigurisht që është abuzim me qytetarët, është abuzim me paratë e shtetit, është abuzim me paratë e taksapaguesve”, tha Haliti.
Derisa theksoi se një vendim i tillë është dashur paraprakisht të vie për miratim në Kuvendin e Kosovës.
“Si guxon ai ta merr një vendim të qeverisë dhe t’i shpërndaj nga 100 euro kategorive të ndryshme, ato vendime duhet me kalu dhe të votohen edhe në Parlamentin e Kosovës për tu justifiku, por jo kështu. Është abuzim me paranë e shtetit”, shtoi tutje Haliti./TV Arbëria./