Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Haliti: Qesharake, nuk mund ta vendosin në të njëjtin rresht PDK-në dhe trashëgiminë e saj, jo me listën Srpska por as me listën e vet

Haliti: Qesharake, nuk mund ta vendosin në të njëjtin rresht PDK-në dhe trashëgiminë e saj, jo me listën Srpska por as me listën e vet

Xhavit Haliti në Arb Debat komenton etiketimet e shumta edhe ndaj PDK-së që kundërshtarët politik ia adresojnë kësaj partie, sidomos me Listën Serbe.

Ai këto deklarata i quan qesharake.

“Qesharake, nuk mund ta vendosin në të njëjtin rresht Partinë Demokratike dhe trashëgiminë e saj, jo me listën Srpska por as me listën e vet. Sepse nëse gërmojmë në biografitë e tyre do të gjejmë çështje që më shumë do të gjenden ata në pozitë të vështirë sesa të tjerët.”

E tutje thekson se PDK-ja po punon drejt fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Në programin e partisë, duke marrë parasysh edhe përvojën që e ka kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të dalim me projekt i cili pas zgjedhjeve do të implementohet nga qeveria. I qartë dhe bindës”, tha Haliti.

Haliti: Duhet të dalim si ekip në fushatë, së pari ta bindim veten se kemi me fitu – duhet me fitu si parti jo si individ

Haliti thotë se po nuk shuhen pakënaqësitë brenda PDK-së, problem se mund të fitojmë, vetëm të bashkuar mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Nëse dalim si ekipe në fushatë, së pari që e kemi bind veten se duhet me fitu, duhet me fitu si parti dhe jo si individ, atëherë fitorja është e pashmangshme. Unë jam i bindur po nuk dolëm kështu e kemi problem me fitu. Problemi i pakënaqësive duhet të shuhet në parti, dhe shuarja e pakënaqësive në parti bëhet brenda strukturave të partisë. Duhet të krijohen ekipe që të punojnë edhe në këtë drejtim. Edhe kandidaturat duhet të jenë të bëra nga profesionist.”

Haliti: Hoxhaj e dha mendimin e tij edhe aq – jemi parti demokratike, mendimet i shprehim edhe kur dikujt s’i pëlqen

Ai tutje flet edhe për “garën” e brendshme që u zhvillu për kryetarin e PDK-së mes Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhaj.
“Zoti Hoxhaj e dha mendimin e tij, edhe aq, nuk është problem bëri mirë apo keq, na jemi parti demokratike dhe mendimet i shprehim edhe kur dikujt s’i pëlqen. Unë e kam mik Bedriun, kemi fol edhe për këtë rast, pasi është zgjedh se kam taku më.”

Sipas tij është krejtësisht legjitime që Ramiz Lladrovci të kërkojë pozita brenda partisë, siç thekson ai ka fituar Drenasin me përqindje maksimale.

“Nëse Ramizi i ka fitu zgjedhjet në Drenas me përqindjen maksimale, mund të pretendojë që të kërkojë më shumë nga partia, mund të kërkojë të fus në listë njerëz të cilët i mbështet ai ose që mendon që i ka më të afërt. Është krejtësisht legjitime, tani si vendos i takon Bedriut sepse i fundit e vulos listën”, tha ai.

“Lufta” mes Lushtakut dhe Lladrovcit, Haliti: Duhet me ba maksimumin me i rregullu raportet – edhe tri katër ditë duhet me kry këtë punë ose mbesin problemet

“Tani të paktën publikisht nuk ka diçka që është shqetësuese brenda partisë, mesazhi që e dha lidhur me Samiun dhe Ramizin për mu ke pozitiv.

Ka pas probleme, mos me pas probleme s’ish përpjek, problemet që kanë qenë duhet me i sanu, problemi më i madh për mu ka qenë Drenasi edhe humbjet në Mitrovicë. Humbja në Mitrovicë ka qenë problem i madh, nuk i di faktorët, por nuk e kam besu që e humbim Mitrovicën, ndërsa Drenasi ka fitu Ramizi që është në PDK, kryesia nuk e ka propozu si kandidat, tani ka fitu, a kemi llogari me humb Ramizin? Jo, nuk kemi.

Ne duhet me ba maksimumin e mundshëm me i rregullu raportet edhe mos me pas mundësi më me fol negativisht palët kundrejt njëri-tjetrit. Kjo ka rëndësi të madhe për partinë.”, tha Haliti.

“Nëse në Drenas krijohen polarizime brenda për brenda strukturave të PDK-së është një problem që mund të ul numrin e votave në Drenas.

Zgjidhja e problemeve: Me bisedu edhe me gjet zgjidhje, me ba kompromis – edhe tri katër ditë duhet me kry këtë punë ose mbesin problemet.”, thotë ai tutje.

Haliti: Nuk dua të besoj se Ramizi do të garojë me alternativë të re – s’ka asnjë masë kundër tij

“Unë nuk du me besu që Ramizi do të del me alternativën e tij në zgjedhje. S’ka asnjë masë kundër Ramizit në parti. Unë e di që kundërshtarët kanë dëshirë me pa përçarje edhe më të mëdha në PDK, por PDK-ja është në ditë të mira.”, thotë Haliti.