Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haliti për urën e Ibrit: Kurti në politikë shpesh vepron si një fëmijë
xhavit haliti

Haliti për urën e Ibrit: Kurti në politikë shpesh vepron si një fëmijë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me tentimet për hapjen e urës së Ibrit i “mbyll” të gjitha rrugët për Kosovën.

 

Haliti ka akuzuar Kurtin se në politikë në shumë raste vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme.“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën.Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme.

Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme.”, ka shkruar Haliti në Facebook./Arbëria TV/