Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haliti për koalicionet para balotazhit- ‘Ideja të bashkohem me këdo vetëm të bëhem kryetar komune’

Haliti për koalicionet para balotazhit- ‘Ideja të bashkohem me këdo vetëm të bëhem kryetar komune’

Politikani dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Halitika folur në lidhje me zgjedhjet lokale që kaloi Kosova dhe koalicionet që po nënshkruhen para raundit të balotazhit.

Haliti tha se se sa janë politikisht dhe ideoligjikisht të krijume partitë tona, e tregon kjo që…”Ideja të bashkohem me këdo vetëm të bëhem kryetar komune”.

“Se sa janë politikisht dhe ideoligjikisht të krijume partitë tona, e tregon kjo që…”Ideja të bashkohem me këdo vbetëm të bëhem kryetar komune” ose të kemi një pjesë të pushtetit. Më kujtohet pas lufte kur i humbëm zgjedhjet ne si PDK, dikush nga ne në intervista, deklarime fliste se si duhet Partia Demokratike e Kosovës meqë i ka 30% të votës, të ketë 30% pushtet. Unë e shoh problem, sepse ne jemi në demokraci, jetojmë në Evropë e shoh problem derisa nuk ka ndarje ideologjike të partieve politike, nuk pranojnë në qoftëse nëse nuk janë interesa të mëdha nacionale, nuk pranojnë të futen në koalicion me dikë që ideologjikisht ka të tjera pikpamje. Partitë kanë programin e vet për çështje të caktuara dhe duhet me realizu një program të caktuar. Projektet nëpër komune, secila parti ka dalë me projektin e vet ose secili kandidat ka dalë me projektin e vet dhe tani nëse hyn në koalicion me dikë që ka projektin ndryshe, nuk e di s’i kanë me funksionu në atë koalicion” tha Haliti në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.