Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Haliti: PDK-së i duhet fushatë më bindëse – të ndryshojë strategjinë e fushatës

Haliti: PDK-së i duhet fushatë më bindëse – të ndryshojë strategjinë e fushatës

Xhavit Haliti, anëtari i Partisë Demokratike e Kosovës, i ftuar në Arb Debat me Rid Berishën në TV Arberia, flet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe përgatitjet e kësaj partie.

Ai potencoi se PDK po përgatitet për fushatën elektorale.

“Pas ndryshimit të kryetarit të partisë, jemi duke e përgatitur platformën me të cilën do të dalim në fushatë. Por ajo që ka rëndësi është cila është bindja që do t’ia bëjmë PDK me elektoratin.”

Sipas tij, PDK është përballë dy pyetjeve: A po dalim me na votu për shkaq të kaluarës apo po dalim në fushatë për shkak të së ardhmes?

Haliti: PDK-së i duhet fushatë më bindëse – të ndryshojë strategjinë e fushatës

Haliti thekson se PDK duhet të ndryshojë strategjinë e fushatës.

“Unë po besoj që PDK do ta ndryshojë strategjinë e fushatës, duke u shfaqur me problemet si partia që do t’i zgjedh problemet edhe të trashëguara, edhe të së ardhmes të interesave të qytetarëve në Kosovë. Kjo do ta rrisë edhe numrin e votave, edhe do të garantojë që do të delë partia e parë. Fushatë bindëse.”

Haliti: Politikanët premtojnë qumësht e mjaltë për të ardhmen, por nuk i bindin qytetarët – Vetëvendosje premtimet kryesore si ka realizuar më keq se sa ka qenë.

Tutje, ish-deputeti i PDK-së thotë se VV-ja nuk ka mbajtur asnjë premtim që e ka dhënë.

“Në të gjitha fushatat politikanët premtojnë qumësht dhe mjaltë për të ardhmen e vendit, por këto lloj fushatash nuk e bindin elektoratin. Premtimet kryesore që kanë dhënë, po e marr shembull Vetëvendosje, asnjë s’i janë realizuar, ka ngel më keq sesa ka qenë”