Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haliti nga PDK-ja: Ish-krerët e UÇK-së në çdo tubim janë prezent, nuk është e lehtë fushata në rrethana të tilla

Haliti nga PDK-ja: Ish-krerët e UÇK-së në çdo tubim janë prezent, nuk është e lehtë fushata në rrethana të tilla

Xhavit Haliti në emisionin “Përtej Trgimit”, me Valentina Ahmeti, ka folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se edhe pse ish-krerët e UÇK-së nuk ndodhen në Kosovë, ata në çdo tubim të kësaj partie po përmenden nga elektotati.

Në bisedat me qytetarë, pyetja e parë e tyre është se ”kur do të lirohen ata nga burgu”, kështu ka thënë Haliti.

Haliti I PDK-së ka shprehur admirim për ish-krerët që po gjykohen, për gatishmërin e tyre për tu përballur me këtë gjykatë.

“Unë po e shoh që në çdo tubim janë prezent, kështu që mungesa e tyre, njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por, njerëzit qytetarë i respektojnë edhe gati në bisedat e përditshme me njerëz. Pyetja e parë është, a thuhet kur po lëshohen ata nga burgu, kur do të dalin nga burgu? Nuk është e lehtë të bësh fushatë në rrethana të tilla, por fati i tyre dhe gatishmëria e tyre për t’u përballur me drejtësinë për interes të vendit ka qenë e domosdoshme dhe unë i admiroj shumë për gatishmërinë e tyre për t’u përballur me këtë për shumë arsye. E para, akuzat që janë ngritur në periudhën fillestare, akuzat e Dick Marty kanë rënë poshtë dhe kjo është suksesi i parë shumë i rëndësishëm, që akuzat kundër UÇK-së për transplant organesh kanë rënë posht”, ka përfunduar Haliti.