Në procesin e dialogut Kosovë-Serbi po vlerësohet se ka ngecje duke mos pasur rezultate nga takimet.
Këto ngecje nga krerët e serbisë janë adresuar drejtë Kosovës.
Lidhur me këtë në një prononcim për TV Arbëria ka folur Xhavit Haliti, ku thotë se: “Dialogu me Bashkësinë ndërkombëtare ka zgjatë gjashtë vjet, nga viti 2007deri në vitin 2013. Moszbatimi i kësaj marrëveshje ka krijuar probleme të njëpasnjëshme. Për Presidentin e Serbisë, dhe autorët e “Memorandumit të Dytë,” të akademisë së Shkencave të Serbisë, Kosova dhe qëndrimet e tyre kundër pavarësisë dhe integrimit të Kosovës në institucione ndërkombërare dhe duke iu bashkuar kauzes anti EuroAtllantike , ju ka siguruar qendrueshmërinë politike dhe fitoren e zgjedhjeve dhe pushtetin”, ka thënë Haliti.
Haliti tutje thotë se qeverisja e Kosovës duke mbajtur qëndrime ndaj ndërkombëtarëve ka pasur vëtëm humbje dhe thekson se për faj të Qeverisë Kurti Kosova është nën sanksione.
“Albini po përpiqet që me të njejtën mënyrë ta siguroj pushtetin e tij në zgjedhjet e ardhëshme. Por për dallim nga Vuçiq, ky dhe Kosova vetëm kanë pasur humbje duke mbajtur qëndrime kundërshtuese ndaj BE-së e SHBA-së, prandaj edhe duke mos pasur asnjë sukses në gjeopolitiken në botë, duke mos e arritur asnjë njohje të pavarësisë së Kosoves, por arritem që BE të vendos masa ndaj Kosovës me fajet e Qeverisë dhe avanturave politiko-elektorale të kryeministrit”, potencon Haliti.
Haliti krejt në fund thotë se Kurti duhet të bëjë tri veprime të menjëhershme.
“Ajo që i duhet tani Kryeministrit është: arritja e një konsenzusi politik me opoziten, përmirësimi urgjent i marrëdhënjeve kryeministrore me Shqipërinë, si dhe zbatimi i menjëhershëm i mrrëveshjeve të Kosovës të ndërmjetësuara nga BE e SHBA. Ata janë garantuese dhe kurrë s do na lënë në baltë”, ka thënë Xhavit Haliti për TV Arbëria.