Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haliti: Kurti ka nevojë për koalicion me një parti të vogël, e cila ia mundëson kalimin e “ylberit”, siç është Nisma, parti me ideologji të majtë si VV

Haliti: Kurti ka nevojë për koalicion me një parti të vogël, e cila ia mundëson kalimin e “ylberit”, siç është Nisma, parti me ideologji të majtë si VV

Xhavit Halitaj nga PDK ka komentuar mundësinë e takimit mes kryetarit të VV’së dhe kryetarit të NISMA’s Fatmir Limaj sa i përket mundësisë për koalicion.

Ai në reagimin e tij, tha  “se pa pretenduar se kam ndonjë informatë apo jo lidhur me mjegullnajën e ngritur se u takuan apo jo Kurti e Limaj, dua të jam i qartë: të dytë janë shtetas të Kosovës, janë kryetarë partish, janë zgjedhur deputetë dhe kanë përgjegjësi publike para elektoratit që i ka votuar, kushtetuese, ligjore e partiake”.

Por që sipas Halitit, Limaj ka edhe një përgjegjësi shtesë, që sipas tij,  është besë ndaj partnerit – AAK-së, me të cilin ai tha se duhet të jetë fer dhe të paktën ta njoftojë për shkurorëzimin politik, apo kjo është një tymnajë mediatike dhe strategji e të mëdhenjve për t’ia lehtësuar vehtes thyerjen e akullit për t’i filluar negociatat.

“E vetmja parti në Kosovë që në “kazanin qeverisës” nuk e ka pasur partner VV-në, është PDK-ja. Të tjerat kanë qenë në kazanin apo vorbullën e përbashkët politike dhe felat e tepsisë që t’i mundëson pushteti i kanë ndarë së bashku. Kjo nuk do të thotë që PDK-ja nuk ka pasur takime publike e jopublike dhe se nuk ka ndarë mesazhe me VV-në dhe me të gjitha partitë politike në vend. Partia fituese është në përpjekje për t’i bërë votat për të krijuar qeverinë. Opozita ka një qëndrim të vetin, por se ka kandidatin e përbashkët për kryeministër, gjë që e dobëson në raport me fuqinë elektorale të VV-së.  Prandaj, sipas mendimit tim në këtë rast, çdo gjë është e mundshme, por aktualisht vështirë e parashikueshme, sepse publiku është lodhur nga dezinformatat dhe debatet shterrpe televizive, nga të cilat shumica janë zhurma çorientuese se sa që mund të quhen debate”, tha Haliti në Facebook.

Më tej ai theksoi se Kurti ka nevojë për të bërë koalicion me një parti të vogël, e cila ia mundëson kalimin e “ylberit”, siç është Nisma Socialdemokrate, parti me ideologji të majtë si VV.

“VV-ja kushtetutshmërisht e plotëson qeverinë me pakicat duke përjashtuar Listën Serbe, por se sa do jetë i qëndrueshëm ky lloj koalicioni mbetet të shohim. Sa i përket heshtjes së Limajt dhe Kurtit, si dhe zhurmës se a janë takuar apo jo, mendoj që janë takuar, por ende nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje.  Besoj që kërkesat e Limajt është duke i analizuar Kurti dhe gjithmonë në kto raste ka takim të parë, të dytë dhe të tretë. Heshtja dypalëshe është tregues i mirë që kanë një marrëveshje për mostransparencë dhe për të heshtur”, thuhet më tej./TV ARBËRIA./