Xhavit Haliti nga PDK-ja, në një intervistë në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se është kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haliti ka thënë se “ka tym por flakë nuk ka”, duke iu referuar zërave për një koalicion të mundshëm mes dy partive.
“Nuk e besoj, unë jam kundër një koalicioni të PDK-së me Vetëvendosjen, nuk do ta pranoja kurrë, sidoqoftë nëse ka iniciativa do të diskutohet, nuk kam ndëgju që ka ndonjë iniciativ brenda partisë, nuk kam dëgju që ka kontakt ose komunikim mes liderëve të PDK-së dhe VV-së, ka tym por flakë nuk kam pa”, ka thënë Haliti. /TV Arbëria