Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, para pak ditësh në një intervistë për Evropa e Lirë ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, i cili ka deklaruar se fjalën përfundimtare në lidhje me këtë çështje e kanë vetë ata.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti në një prononcim për TV Arbëria deklaroi se Lajçakun e kupton edhe më shumë kur ka parasysh mënyrën e ndarjes më të lehtë në tavolinë që ka bërë Sllovakia e Çekia me njëra tjetrën.
“Konceptualisht për një perëndimorë i cili mendimin e tij e bazon në rregulla dhe në praktika të përjetuara personale e kolektive, mesazhi është i kuptueshëm. Lajçakun e kuptoj edhe më shumë kur kam parasysh mënyrën e ndarjes më të lehtë dhe në tavolinë që ka bërë Sllovakia e Çekia me njëra tjetrën. Ndarje e cila ua mundësoj edhe integrimin në NATO e BE shumë më lehtësisht”, është shprehur Haliti.
Haliti potencon se jo vetëm i dërguari i BE-së, Z. Lajçak por edhe analist të tjerë serioz nga SHBA, po propozojnë që Kosovën dhe Serbinë duhet t’i lënë të mirren vesh në mes vete.
“Besoj që Z. Lajçak e ka të qartë se sa ndryshojnë në koncepte e praktika politikat e Kosovës e Serbisë, duke pasur parasysh edhe të kaluarën tonë Kolonialiste dhe sundimin e egër nga Serbia! Dua të potencoj që edhe nga analist shumë serioz në SHBA, po diskutojnë dhe propozojnë që Kosovën e Serbinë duhet lënë që ato të mirren vesh në mes vete, pasiqë udhëheqjet politike aktuale po njekin politika të ngurtësuara e mosbesimi ndaj njëratjetrës”, tha ai.
Tutje, Haliti thekosn se Qeveria e Kosovës po sillet si fitimtare dhe Serbia si Perandori e Ballkanit, por me politika nacionaliste.
“Perëndimi nuk është aq fleksibil për të ndryshuar qëndrimet e veta, posaqërisht kur janë në pyetje çështjet që kanë të bëjnë me procese integruese të palëve! Qeveria e Kosovës po sillet si fitimtare edhe Serbia si Perandori e Ballkanit, por me politika nacionaliste, shumë herë të kamufluara, prandaj edhe deri në njëfarë mase ka përfituar ekonomikisht e ushtarakisht”, tha Haliti.
Ndër tjera, ai thotë se Kosova duhet të ketë kujdes që mos të bëj gabime të cilat i shkojnë për shtati Serbisë dhe që nuk mirëpriten nga Perëndimorët.
“Ajo që duhet të bëjmë, është ndërrimi i kursit politik në raport me Serbinë dhe na duhet kujdes që mos të bëjmë gabime të cilat i shkojnë për shtati Serbisë, e cila është e interesuar që Kosova të bëj sa më shumë veprime, të cilat nuk mirëpriten nga Perëndimorët. Konsultat permanente dhe bashkëveprimi me vendet e KUINTit janë të domosdoshme, por edhe dobiprurëse për Kosovën”, potencon Haliti.
Haliti kujtonë se Kosova ka ‘detyra shtëpie’, të cilat i janë caktuar, të cilat duhet të përfundohen dhe t’i hapen mundësi vendit për ta forcuar ekonomikisht dhe të integrohet në BE.
“Lufta ka përfunduar, dialogu është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Ne kemi detyra shtëpie të cilat na janë caktuar, ato duhet t’i kryejmë dhe ti hapim mundësi vendit për t’u forcuar ekonomikisht dhe të integrohemi në BE. Kuptohet që armiqët e Kosovës këte se dëshirojnë, prandaj edhe brteja e tyre duhet të bëhet e parealizueshme”, përfundoi Haliti. /tvarbëria/