Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se 24 marsi i viti ‘98 dhe ‘99 shënojnë datat më të veçanta historike të Kosovës dhe kombit shqiptar; shtrirjen e luftës çlirimtare të UÇK-së në Dukagjin dhe nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.
Ai në Facebook tha se fushata e bombardimeve, e paraprirë nga lufta çlirimtare dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar, i hapi rrugën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Lavdi dëshmorëve të UÇK-së! Respekt dhe mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë!”, tha më tej ai.