Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, flasin dhe bëjnë ”çka te ju thotë Kurti”.
Sipas tij deputetët e LVV-së janë kartona votimi.
“Deputetët e VV-së janë kartona votimi, nuk është çudi sepse ata çka të ju thotë Kurti bëjnë. A e keni dëgjuar ndonjëherë që thonë diçka në kundërshtim me atë që thotë Kurti? Ne jemi liberal dhe i themi kur nuk pajtohemi me kryetarin e partisë nuk kërset kijameti. Kemi thënë edhe në kohën kur ka qenë kryetar Thaçi jemi të lirë me debatu”, tha Haliti në RTV21.
Buqeta e kryeministrit për ditëlindjen e Mimoza Kusarit-Lilës, Haziri: Lule për funeralin politik
Ai foli edhe për bojkotimin e senacave të Kuvendit nga deputetët e pozitës.
”Unë nuk e di që ndonjë vend ka që pozita del nga kuvendi dhe nuk i përgjijet kërkesës së opozitës për diskutim”, tha Haliti.
Sipas tij, bojokotimi i seancave nga pozita është shkelje e Kushtetutës.