Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Halimi: Qeveria me anë të sulmit ndaj drejtësisë tenton të deformojë shoqërinë

Halimi: Qeveria me anë të sulmit ndaj drejtësisë tenton të deformojë shoqërinë

Në një postim në rrjet social, zëdhënësja dhe anëtarja e LDK-së, Sibel Halimi e ka quajtur absurd faktin që ministrja Haxhiu vazhdon të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme.

Nëse mund ta quajmë ‘pengesë’ Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka kthyer mbrapsht ligjet dhe amendamentet e keqformuluara, të cilat ndeshen me konstruksionin juridik ndërkombëtar dhe vendor.

Sipas saj, po flasim për një tendencë për deformim dhe nënshtrim të gjithë shoqërisë ndaj diktatit të partisë në pushtet dhe paaftësisë së tyre për të qeverisur.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress