Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur në lidhje me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ajo tha se kjo parti nuk ka asnjë rezultat konkret me të cilin mund të krenohet.
Halimi gjithashtu tha se ata kanë pëfunduar mandatin e tyre me këtë qeverisje, përcjell Klankosova.tv.
“Ka një qeverisje a më shumë që janë në pushtet dhe nuk kanë asnjë rezultat konkret me të cilin ata mund të krenohen, besoj që ata e kanë pëfunduar mandatin e tyre me këtë qeverisje”.
“Unë besoj që jo vetëm unë dhe partia të cilën e përfaqësojë, por megjithatë të gjithë qytetarët sot janë të vetëdijësuar që nuk kanë asnjë projekt konkret me të cilin kjo parti do të mund të krenohej”, u shpreh ajo./Klankosova.tv