Juristi, Jeton Halimi e ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti që çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, po e përdorë vetëm për vota.
“Albin Kurti duhet t’i kryej disa punë të veta që i ka lënë në gjysmë dhe ta lë njëfar populizmi që e ka bërë, ai e di prej se ka ardh në qeveri se cfarë ka bërë, të mirat e të bëmat e tij, tash e gjithë kjo sagë që është bërë për urën e veriut e ka vetëm për një fakt, për një grusht vota, për me siguru ky mashtrues tipik klasik,” tha Halimi në emisionin “Rreth e Rrotull”.
Teksa përmend edhe incidentin e presidentes, Vjosa Osmani në Maqedoni të Veriut, ku thotë se kryeministri nuk arriti t’i bëjë që të kërkojnë falje.
“Mundohet edhe përcarjen e Vjosa Osmanit që e ka përdor në disa momente, e u pa Osmani në Maqedoninë e Veriut që e poshtruan dhe Kurti shkoi atje për sy e faqe e nuk e shtini Maqedoninë e Veriut me kërku falje se çfarë i ka ndodhë një president të shtetit,” deklaroi Halimi.
Ndërsa, Halimi kritikon edhe sistemin gjyqësor.
“Ky e don vetëm interesin e vet, karrikën dhe votën asesi për opoinionin e dijmë një ekonomi të dobët, sistem të dobët gjyqësor, thehen sa ligje prej Gjykatës Kushtetuese, ky është tipik mashtrues dhe vetëm bën populizëm për votat.”