Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Halimi kundër Kurtit dhe Muratit: “Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, kthejuni arsyes shtetërore”

Halimi kundër Kurtit dhe Muratit: “Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, kthejuni arsyes shtetërore”

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër për situatën e bllokimit të buxhetit të Prishtinës. Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka drejtuar mesazh kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave Hekuran Murati, duke kërkuar të kthehen te arsyeja shtetërore.

Halimi ka theksuar se lojërat politike dhe taktikat akuzuese në kurriz të qytetarëve të kryeqytetit duhet të marrin fund. “Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vënë në dukje se Prishtina gjeneron të hyra vetanake, të cilat sipas saj, janë bllokuar nga Qeveria. “Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve. Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit: Qytetarë, mos lejoni t’ju mashtrojnë! Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore”, ka shtuar Halimi.