Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Halimi: Brezi i ri i politikanëve të angazhohet për komunikim sinergjik, duke mënjanuar gjuhën e urrejtjes

Halimi: Brezi i ri i politikanëve të angazhohet për komunikim sinergjik, duke mënjanuar gjuhën e urrejtjes

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka thënë se kanë ëprfunduar modulin “Komunikimi Politik” me gjeneratën e tretë, teksa ka theksuar se brezi i ri i politikanëve duhet të angazhohet për komunikim sinergjik e jo polarizues, duke mënjanuar gjuhën e urrejtjes së tjetrit/tjetrës nga fjalori politik.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se shoqëria kosovare ka nevojë për një narrativë krejtësisht tjetër politike, emancipimin dhe perëndimorizimin si shtylla të progresit dhe për këtë na duhet angazhim i çdoditshëm.

Postimi i saj i plotë:

E preokupuar me rëndësinë e edukimit të brezave të ri, me idetë politike emancipuese dhe qytetare, me ndjekësit e Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.

Jetojmë në një botë të ndërvarshme dhe komunikimi politik merr rëndësi të dorës së parë.

Brezi i ri i politikanëve duhet të angazhohet për komunikim sinergjik e jo polarizues, duke mënjanuar gjuhën e urrejtjes së tjetrit/tjetrës nga fjalori politik.

Përgjatë këtyre ditëve vizituam edhe disa medie si ATV-në dhe Kallxo.com për të kuptuar më afër rëndësinë e medias së lirë. Me Leart Hoxhën dhe Kreshnik Gashin, bashkëbiseduam për rolin e medias dhe partive politike në ndërtimin e diskursit publik.

hoqëria kosovare ka nevojë për një narrativë krejtësisht tjetër politike, emancipimin dhe perëndimorizimin si shtylla të progresit dhe për këtë na duhet angazhim i çdoditshëm.

Ndaj, jam e lumtur që sot e përfunduam modulin “Komunikimi Politik” me gjeneratën e tretë duke nënvizuar fuqishëm, se komunikimi i bazuar në ide dhe vlera janë përgjegjësi e gjithësecilit e gjithësecilës.