Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Halil Morina: 16 vjeçari që u angazhua për çlirimin e atdheut

Halil Morina: 16 vjeçari që u angazhua për çlirimin e atdheut

Fryma e luftës dhe atmosfera çlirimtare që e përshkonte Kosovën në vitin 1998, nuk ka se si pasqyrohet më mirë sesa nëpërmjet rrëfimit jetësor të Halil Morinës, ish-ushtarit të UCK-së, që u angazhua në formacionet e saj, që në moshën 16  vjeçare. Ky i ri me ëndrra të mëdha nuk pyeste për moshën e tij.

Nuk i respektonte këshillat edhe sugjerimet e eprorëve më të lartë, se mosha e tij ishte problem për detyrën që e gjakonte. Ai ishte i vendosur që me vullnet të hekurt t’i shërbente atdheut deri në frymën e fundit të jetës. Prandaj, edhe në këtë moshë u bë njëri nga ushtarët më të rinj të UÇK-së. Dhe këtë me qëllim sigurimin e armatimit nga Shqipëria për ushtrinë.

Rrëfimi për këtë rrugëtim, që transmetohet në kuadër të dokumentarit “28 Nëntori me 28 çlirimtarë” tregon për krajtat dhe vështirësitë e këtij procesi. Ata do të mbesin për më shumë se 7 ditë në bjeshkën e Pashtrikut pa bukë dhe pa uji. Shumë herë do të jenë afër patrullave të ushtrisë dhe policisë serbe në këtë zonë që e mbronin kufirin. Do të kalonin nëpër një terren të minuar, por qa fati do t’i shpëtonte. Dhe më pas do ta kalonin natën në fshatin Kushnin të Hasit. Kurse pikërisht ato shtëpi që u kishin bërë konak të nesërmen në mëngjes do të grantoheshin e digjeshin nga forcat serbe. Kalimi andej kufirit i ishte dukur sikur si një bredhje e mundimshme për në “tokën e premtuar”.

Në Shqipëri kishte pasur rastin t’i takonte disa nga drejtuesit më të lartë të luftës si Azem Sylën, Xhavit Halitin etj etj. Të cilët po ashtu e këshilluan që të shkonte në Tiranë, për shkak të moshës. Por dëshira për t’i shërbyer kombit ishte me fuqishme se sa respektimi i rregullave të drejtueseve të luftës. Kështu, vendos të kthehet në Kosovë me armatimin e marrë me qëllim furnizimin e UÇK-së në frontet e luftës. Gjatë gjithë kohës shërbeu në disa detyra të caktuara nga Shtabi i Përgjithshëm.

Pas luftës u angazhua në kudër të TMK-së, deri sa zhvendosën në njësitin rezervë të saj. Mirëpo, si për shkak të kushteve ekonomike dhe arsyeve tjera ai e zhveshi uniformën për t’u larguar për në Belgjikë. Para këtij largimi ishte përshëndetur me flamurin se pse po e braktis këtë mision sublim, që për nga dhimbja mund të krahashohet më lamtumirën që e kishte pasur më vëllaun e tij të vogël, para se të nisej për herë të parë në Shqipëri, e ku nuk e dinte a do të kthehej gjallë.

/TV Arbëria