Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Hala pa hy në garë, kam me fitu garën” – Muharremaj i bindur në fitore

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën” – Muharremaj i bindur në fitore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Bali Muharremajn si kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës për zgjedhjet lokale të ardhshme.

Muharremaj, i cili aktualisht mban postin e kryetarit, ka deklaruar me vetëbesim se është i bindur në fitoren e tij, pavarësisht se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht.

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”, tha i pari i Suharekës, në Klan Kosova, duke shtuar se fitorja nuk varet nga kundërshtarët politikë, por nga vullneti i qytetarëve.

“Nuk është me mujt dikon, por me fitu, sepse nuk varet prej neve, por prej qytetarëve”,  tha ai.

Muharremaj gjithashtu u shpreh se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar projekte të rëndësishme për komunën, të cilat, sipas tij, do të mbahen mend për një kohë të gjatë.