Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Hakmarrja politike e popullzimit ndaj liberalizimit

Hakmarrja politike e popullzimit ndaj liberalizimit

 

Shkruan: Afrim Kasolli

Suksesi i befasishëm në garën aktuale që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i disa prej kandidatatëve të krahut të socialistëve demokrat kundër figurave tradicionale të kësaj partie është vetëm njëra nga simpomtat e trandjeve politike që po ndodhin në atë shtet. Në këtë kontekst, mund të veçohet edhe suksesi i mëhershëm i Zohran Mamdanin në qytetin e New Yorkut. Ndërkohë, në anën tjetër, edhe fitorja fillimisht atyre që konsiderohen si primare nga Donald Trump, tregon se edhe Partia Republikane nuk është më ajo që ka qenë tradicionalisht.

Lëkundje të kësaj natyre ka kohë që po i shoqërojnë demokracitë evropiane. Suksesi i BREX-it në Britani dhe rritja gjithnjë e më e madhe elektorale e partive populsite nuk janë asgjë tjetër, pos shprehje e pakënaqësisë së gjerë popullore me modelin e deri tanishëm politike të demokracive perëndimore. Bie fjala, sot sipas hulumtimeve të opinionit publik, partia e ekstremit të djathtë AfD është njëra nga forcat kryesore politike në Gjermani.

Dhe sipas shumë autoreve ky zgjim politik kundër demokracive liberale është edhe pasojë e dështimit liberalizimit për t’i adresuar shumë nga sfidat më të cilat përballen këto shoqëri.

Para pak dite analisti i njohur amerikan Fareed Zakaria në shkrimin ‘To beat socialists and populists, liberalsim must get radical” shkruante, se ndër arsyet e këtij zemërimi popullor me këtë ideologji ka të bëjë me tjetërsimin e saj. Dikur liberalizimi sipas tij ishte një forcë radikale politike. Ajo ishte inspirim kundër “privilegjeve të trashëguara, aristokracisë, autoriteteve klerikale dhe strukturave të mbyllura. Nuk ishte ideologji e establishmentit, por e kundërta e tij. Mirëpo, mjerisht duke filluar veçanërisht pas viteve ’90 të shekullit të kaluar ai u shndërrua në mjet për konsverimin prillegjeve te atyre që ishin në krye duke bërë shumë njerëz që mbeten mbrapa ta ndjejnë vetën të braktisur.

 

Sipas këtij autori, duke u bazuar edhe në librin e Adrian Wooldridge-s “The Revolutionari Center” liberalet duhet ta mbrojnë tregun e hapur, jo sepse ky mekanizëm u lejon më të fortëve të dominojnë ose pabarazia të rritet, por sepse konkurrenca e mirëfilltë u jep mundësi të vegjëlve të sfidojnë të fuqishmit. Një treg i shëndetshëm nuk është ai ku katër kompani e ndajnë në heshtje një industri mes tyre dhe përdorin avokatë, lobistë dhe algoritme për të mbajtur jashtë konkurrentët e rinj. Ai është një treg ku hyrjet e reja mund të ngrihen, konsumatorët mund të zgjedhin, punëtorët mund të lëvizin dhe kompanitë dominuese mund të dështojnë. Po ashtu liberalizmi beson te meritokracia. Historikisht, kjo ka qenë një nga kauzat e tij më fisnike. Ai argumentonte se njerëzit duhet të përparojnë falë talentit dhe përpjekjes, jo për shkak të lindjes, racës, kastës apo klasës. Por me kalimin e kohës, elita meritokratike është ngurtësuar dhe është shndërruar në një aristokraci të vetën”.

Në këtë kontekst, harresa e liberalizimit mbi origjinën e tij si dhe komodiditeti me fitoret momentale, madje edhe indiferenca ndaj anomalive që po akumuloheshin brenda tij, duket që ka gjetur shprehje hakmarrëse në kaudër të populizimit.

Siç dihet që në shekullin 19 filozofi gjermane, Friedrich Nietzsche, kishte paralajmëruar se demokracia ndër të tjera i ushqente edhe motivet e restantimantit. Dhe është është e vështirë që ato të kontrollohen kur ekziston terreni pjellor. Prandaj, sot liberalizimi po përballet me disa nga pasojat që i ka krijuar. Por që mjerisht janë duke gjetur shprehje ne drejtim të gabuar.