Haki Morina ka reaguar me humor dhe ironi pasi, sipas tij, është futur në listën zgjedhore me numrin 82, duke thënë se e ka shumë të vështirë të kërkojë vota për veten.
Përmes një postimi, Morina shkruan se për të ka qenë gjithmonë më e lehtë të kërkojë mbështetje për të tjerët, sesa të flasë dhe të “lavdërohet” për veten gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ironizon edhe mënyrën se si zhvillohen fushatat, duke përmendur kravatën, paraqitjen formale dhe premtimet e shumta që kandidatët bëjnë çdo ditë.
Morina tha se nuk është ndier mirë me numrin 82 në listë, por shtoi se nuk dëshiron të krijojë pakënaqësi për këtë çështje.
Në fund të reagimit, ai falënderoi partinë për besimin, ndërsa paralajmëroi se këtë herë nuk do të ketë “mirëkuptim” për ata që, sipas tij, mund t’ia “vjedhin votat padashje”.
Postimin e përmbylli me thirrjet: “Rroftë Hashim Thaçi” dhe “Poshtë Albin Kurti”, ndërsa publikoi edhe një simbol që, sipas tij, lidhet me prangat dhe burgun.