Faqet zyrtare të tri partive politike në Holandë kanë qenë cak i hakerëve pro-Rusisë në ditën kur holandezët votuan në zgjedhjet evropiane, raporton Euronews.
Grupi pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për atë që dukej si sulm i koordinuar ndaj faqeve zyrtare të partive politike të Holandës dhe institucioneve të BE-së në ditën e parë të zgjedhjeve evropiane.
Tri parti politike të Holandës – Aleanca kristiandemokrate (CDA), Partia e Lirisë dhe Forumi për Demokracinë, kanë raportuar të enjten se faqet e tyre kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.
HackNet, grup me lidhje me Moskën, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social “Telegram”.
Cak i sulmeve ka qenë edhe Gjykata Evropiane e Auditorëve.
“Mund të konfirmojmë se këtë mëngjes kemi qenë cak i sulmeve DDoS që ka vështirësuar faqen tonë të internetit”, ka thënë një zëdhënës.