Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku sipas tij, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve./Telegrafi/