Një person (përgjegjës i xhamisë) ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten në Koretin të Kamenicës.
“Ankuesi mashkull përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
/TV Malisheva