Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hajnat në Vushtrri vjedhin stoli në vlerë prej shtatë mijë eurove

Hajnat në Vushtrri vjedhin stoli në vlerë prej shtatë mijë eurove

Një grua nga Vushtrria ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur në shtëpinë e saj, stoli të arit dhe të argjendit në vlerë prej 7 mijë eurove.

Rasti ka ndodhur gjatë së shtunës në mëngjes, sipas raportit.

“Ankuesja femër nga Kosova, ka informuar se persona të pa njohur, kishin depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kishin vjedhur stoli të arit dhe të argjendit me vlerë rreth 7000€. Rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

/TV Arbëria