Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hajnat në shtëpinë e një mërgimtari në Ferizaj, Policia jep detaje

Hajnat në shtëpinë e një mërgimtari në Ferizaj, Policia jep detaje

Një burrë në Ferizaj ka raportuar në Polici se ka vërejtur që dyert e shtëpisë së vëllait të tij dhe objekteve përcjellëse kanë qenë të hapura me forcë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është kontaktuar pronari i shtëpisë që punon dhe jeton në Zvicër, derisa rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”.

“VJEDHJE E RËNDË-Fsh.Dardani-Ferizaj 05.10.2023-NN. Dëshmitari mashkull nga Kosova ka raportuar se ka vërejtur që dyert e shtëpisë së vëllait të tij dhe objekteve përcjellëse kanë qenë të hapura me forcë. Përmes telefoniT është kontaktuar pronari i shtëpisë, i dëmtuari mashkull nga Kosova i cili punon dhe jeton në Zvicër. Policia ka iniciuar rastin dhe është duke e hetuar”, thuhet në raport.

/TV Arbëria