Një person ka pësuar lëndime trupore pasi kur ka dalë nga shtëpia nga një lokal tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa), një zinxhir ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull nga Kosova ka pësuar lëndime përderisa sa pasi ka dalë nga një lokal- tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa) një zinxhir ari me vlerë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raport.
/TV Arbëria