Një person në Prishtinë dyshohet se ka rënë pre e grabitësve në ora 3 të mëngjesit.
Atij i janë vjedhur para të gatshme, ndërsa pas aktit grabitësit janë larguar.
Policia ka arritur t’i kapë grabitësit dhe paratë e vjedhura. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që dyshohet se duke kanosur viktimën mashkull kosovar i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar. Lidhur me rastin njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarit dhe tek të njëjtit kanë gjetur motoçikletën dhe mjetet tjera të cilat dyshohet se janë përdorur për të kryer veprën, si dhe kanë gjetur paratë e grabitura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së