Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vjedhin armën me 50 fishekë

Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vjedhin armën me 50 fishekë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë.

Sipas deklarimit të viktimës, dyshohet se disa persona të panjohur kishin depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij dhe ia kishin vjedhur një armë me 50 fishekë që i takonte babait të tij dhe të cilin e kishte me leje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një armë me 50 fishekë, pronë e babait te tij dhe e kishte me leje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.