Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > “Hajde n’shpi se ta kanë vra motrën”, nis dëshminë në Gjykatë vëllau i Liridona Ademajt

“Hajde n’shpi se ta kanë vra motrën”, nis dëshminë në Gjykatë vëllau i Liridona Ademajt

Liridon Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka nisur sot dëshminë e tij ara trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai para gjykatës ka treguar momentin kur mori lajmin për vrasjen e motrës së tij.

Liridoni ka treguar se gjendej në një lokal në fshat kur lajmin ia kumtoi bashkëshortja e tij.

“Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi shumë dhe erdhi thirrja e dytë, më tha: Hajde në shtëpi, se e kanë vra motrën tënde, Liridonën”, tha Ademaj.

Ai shtoi se menjëherë kishte shkuar në shtëpi me vrap, kishte marrë prindërit dhe i kishte çuar në spitalin e Gjakovës për t’u dhënë qetësues.

Më pas, bashkë me ta ishin nisur drejt QKUK-së.