Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Corleone e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Dulina Hamiti, raporton “Betimi për Drejtësi”,
Në fund, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Agim Kuçi e njoftoi të akuzuarin për të drejtën e tij për paraqitjen e kundërshtimit të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës të ngritur më 29 qershor 2023, i pandehuri Princ Valentino Corleone akuzohet se pa autorizim ka poseduar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope, analoge, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ashtu që më 17 mars 2023, rreth orës 20:30 në fshatin Çagllavicë- Komuna e Prishtinës, derisa ishte në një motel në shoqëri të dy vajzave, i pandehuri Princ Valentino Corleone e ka kontaktuar një vajzë tjetër, duke i thënë “hajde me e ngreh ndonjë vi kokë”.
Me këtë, Princ Valentino Corleone po akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 të Kodit Penal.