Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Hajdari: Është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë

Hajdari: Është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë sot se është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë.

Në raportimin në Komisionin parlamentar për ekonomi, ajo ka thënë se falë masave qeveritare është rritur numri i bizneseve në Kosovë, po ashtu edhe investimet e huaja.

Ministrja Hajdari para deputetëve ka folur edhe për rritje të inspektimeve, me ç’rast, ka potencuar se është shtuar numri i inspektorëve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress